Pas deklaratës së BE-së ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.
Rohde thotë se ky është një mesazh i qartë për palët, përcjell Fol Drejt.
“Një thirrje e qartë kristal e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet nga ai në platformën X.
Bashkimi Evropian ka nxjerrë një deklaratë të përfaqësuesit të lartë për pritjet nga Kosova dhe Serbia.
“Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë më 14 shtator në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve”, thuhet mes të tjerash në deklaratë./FolDrejt/