Një shtetas pakistanez është qëlluar për vdekje, nga aksioni i ushtarëve grekë, pas tentativës së tij për të kaluar kufirin nga Turqia në Greqi, shkruan media gjermane SPIEGEL, përcjell foldrejt.com. Ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë, pas prishjes së marrëveshjes rreth refugjatëve mes BE dhe Turqisë.
Megjithatë, kjo akuzë e rëndë nga media gjermane për forcat greke është hedhur poshtë nga qeveria e Mitsotakis. Ajo ka thënë se artikulli është “fushatë dezinformuese”./Foldrejt.com