Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria i rezistoi më së miri sulmit të fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS.
“Përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm! Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!“, shkroi Rama.
Kujtojmë që, sistemi TIMS nisi të funksionojë përsëri, pasi bllokoi pas një sulmi kibernetik. Ky është i dyti, pas atij të 15 korrikut./21Media
Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!
— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2022