LDK e cilëson si sulm ndaj opozitës, medies e fjalës së lirë, fjalimin e kryeministrit Kurti sot në Kuvend, në Ditën e Pavarësisë, raporton FolDrejt.
“Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë”.
Ata tutje kanë reaguar edhe për festën të cilën kanë thënë se Kurti nuk e përjeton si festë.
“Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagimin e tyre./FolDrejt/