Mentor Shala ka reaguar pasi Bordi i RTK’së ka aprovuar propozimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Shala ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm për të, e që arsyet do t’i tregojë ndërkohë.
Ai në fund i ka falënderuar kolgët për punën që kanë bërë bashkë, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë punën me ide të reja.
“I falenderoj shumë kolegët dhe koleget për gjithë punën që e kemi bërë bashkë! Për mua ishte e pritshme shkarkimi në rrethanat në të cilat jemi! Vazhdojmë me idetë e reja në rrethanat e reja! Tjerat janë pallavra çka flasin!”, tha Shala.