Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë një reagim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se nëse i kërkohet nga ShBA-të dhe NATO është janë të gatshëm të ofrojnë të gjitha kapacitetet që i posedon FSK-ja.
Ministri Mehaj ka bërë të ditur se ndikimi i Rusisë në rajon është mjaftueshëm i madh dhe ata operojnë këtu me lajmet të rrejshme, trillime e inskenime.
Në anën tjetër ai ka thënë se FSK është e gatshme t’i dal në ndihmë popullit ukrainas
“Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme”
Ky është postimi i tij i plotë: