Pas gjuajtjes raciste të një 21 vjeçari në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit, ku vrau 22 persona – shumica hispanikë, ka reaguar edhe ish presidenti amerikan Barack Obama, shkruan foldrejt.com. Fjalia e tij është një goditje indirekte për pasardhësin Donald Trump.
Sipas Obamës, edhe në të kaluarën ka pasur retorikë të nënvlerësimit të disa kategorive të njerëzve, ose, sikur Amerika u takon vetëm disa personave të caktuar. “Ata shpesh pretendonin se të huajt kërcënojnë traditën amerikane të jetesës. Ky lloj pretendimi, nuk është i ri, por që ka çuar në Holokaustin, gjenocidin e Ruandës dhe pastrimin etnik në Ballkan. Shumica e banorëve me vullnet të mirë amerikanë, duhet t’ia bëjnë të qartë, se kjo retorikë nuk ka vend në politikë dhe jetën publike të vendit,” shkruan mes tjerash Obama, përcjell foldrejt.com.