Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar dy xhudistët për medaljet në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, njofton Klankosova.tv.
“Ky është imazhi Kosovës në botë. Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!”, ka shkruar Osmani.
“Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil! “, shtoi ajo.
Ndryshe, Akili fitoi medaljen e bronztë, derisa Laura medaljen e artë./klankosova.tv/