Pas paralajmërimit të pedagogëve për grevë në Shqipëri ka reaguar kryeministri Rama.
I pari i shtetit shqiptar, Edi Rama, përmes një postimi në twitter ka thënë se greva e urisë për rritje pagash është vetëm në natyrën e njerëzve pa fe e pa atdhe, rublaxhinj siç i quan ai, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk u shërbejnë.
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!, ka shkruar kryeministri Rama.
Ai këtij postimi ia ka shoqëruar edhe një fotografi të presidentit Putin./FolDrejt/
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë! pic.twitter.com/D5t9ggP444
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022