Rusia e ka pritur keq vendimin e UEFA-s për t’i hequr të drejtën vendit për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Finalja fillimisht do të mbahej në Gazprom Arena në Shën Petersburg më 28 maj. Por, UEFA ka vendosur ta zhvendosë finalen në Stade de France në Paris, pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës fqinje.
“Është për të ardhur keq, natyrisht, që u mor një vendim i tillë. Por [vendimi] është marrë, kështu që ai pranohet”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kur u pyet nëse e konsideronte vendimin si të motivuar politikisht, Peskov shtoi: “Jo, nuk e thashë këtë. Thjesht shpreha keqardhje”.