Rumania shënoi fitore në Bukuresht, ku u zhvillua ndeshja me Kosovën. Fitorja prej 2:0 e Rumanisë ishte një goditje e madhe për shpresat e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro2024.
“Në minutën e 18-të loja u ndërpre për rreth gjysmë ore, për shkak të një pankarte të vendosur nga ultrasit ‘Të Bashkuar nën Trengjyrësh” ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’. Përveç kësaj, ata përhapën këngë të ngjashme. Siç pritej, UEFA ka reaguar me atë që ndodhi”, shkruan media rumune “Prosport”.
“Pas sjelljes diskriminuese të tifozëve, ndeshja është pezulluar”, thuhet nga UEFA.
“Meqenëse UEFA i klasifikoi incidentet si diskriminuese, pritet që Rumania të marrë një dënim prej të paktën një ndeshje pa spektatorë”, thuhet në aty, përcjell Fol Drejt.