Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai.
Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, tha Vuçiq, duke iu referuar autoriteteve dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan Tanjug.
Vuçiq ka shtuar se vendimi i Prishtinës për targat dhe letërnjoftimet serbe ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës./21Media/