Sipas gazetarit Alfredo Pedulla në faqen e tij ekskluzive, Real Madridi është i gatshëm të paguajë një shumë të madhe për të sjellë në Santiago Bernabeu mbrojtësin e Kroacisë dhe RB Leipzig, Joshko Gvardiol .
Gvardiol ka qenë një nga yjet e parë të Kupës së Botës, duke mbajtur të bashkuar mbrojtjen e Kroacisë në rrugëtimin e tyre drejt çerekfinaleve.
Ai po ndiqet nga shumë klube, duke përfshirë skuadrën e Premierligës, Chelsea, megjithatë, Real Madrid shpreson që veterani dhe bashkëlojtari i Gvardiol në Kroaci, Luka Modric t’i ndihmojë ata duke e bindur atë të bashkohet me Los Blancos, transmeton Fol Drejt.