Gazeta spanjolle e lajmeve Fichajes ka raportuar se Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me anësorin e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Leroy Sane gjatë verës.
Skuadra spanjolle do të bëjë një plan transferimi për ish-lojtarin e Manchester City-t nëse Marco Asensio vendos të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Sane ka pasur një kohë të vështirë në Bayern Munich në krahasim me periudhën e tij në Angli.
Me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, ndërkombëtari gjerman ishte i lidhur me një largim nga bavarezët së bashku me sulmuesin gjerman Serge Gnabry.
Pasi që Florentino Perez është në kërkim të një sulmuesi gjatë verës, Sane mund të jetë një alternativë për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës, transmeton Fol Drejt.