Sipas Mario Cortegana dhe Guillermo Rai të The Athletic, Kylian Mbappe ëndërron të veshë fanellën e bardhë dhe të luajë për Real Madridin, për të cilin klubi kryeqytetas nga Spanja e di mirë.
Nga Real Madridi janë shumë të vëmendshëm ndaj situatës së francezit në Parc des Princes pasi ai mund të jetë një agjent i lirë në verën e 2024; Mbappe ka një klauzolë në kontratën e tij ku mund ta ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme në vitin 2024 pasi raportet përmendën se ai ka një opsion 2+1 në kontratën e tij.
Reali nuk ka ndërmend të paguajë asnjë tarifë transferimi për Mbappen vitin e ardhshëm dhe shpreson të nënshkruajë falas me 24-vjeçarin, transmeton Fol Drejt.