Real Madridi po shqyrton riaktivizimin e ndjekjes së Erling Haaland, të cilin e konsiderojnë si objektivin e tyre numër një në afatin kalimtar të verës 2024, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Siç shkruan gazeta AS e Madridit, Reali do të thyejë të gjitha rekordet e mundshme për t’u bërë klubi më tërheqës për norvegjezin në rast se verën e ardhshme vendos të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës.
Vlerësohet se nënshkrimi i Haaland do të detyronte Florentino Perez të paguante një shumë të madhe nga 220 deri në 240 milionë euro si dëmshpërblim.
Është shumë e qartë se sulmuesi i Cityt do të ishte zëvendësues i përsosur për Karim Benzema.
“Mbretërit” do t’i ofronin francezit edhe një vit kontratë që do të përfundonte në vitin 2024, kur norvegjezi do të mbërrinte në Madrid.
Sigurisht, e gjithë kjo është e mundur vetëm nëse Haaland dëshiron të largohet nga Manchester City, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. /FolDrejt/