Sipas Fabrizio Romanos, Real Madridi do të ketë bisedime me kampin e Eden Hazard në lidhje me të ardhmen e lojtarit në klub përtej sezonit aktual, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Belgu nuk është paraqitur në ligë që nga shtatori dhe është zgjidhja e fundit e Carlo Ancelottit.
Los Blancos duan të largojnë lojtarin dhe Hazard do të largohet nga klubi nëse një ofertë e mirë arrin në verë. /FolDrejt/