Magjistari i Tottenham Hotspur dhe i Koresë së Jugut, Son Heung-min, flitet se mund të largohet nga Londra në verën e ardhshme, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Real Madridi është ndër skuadrat e interesuara për sulmuesin, me 30-vjeçarin në listën e dëshirave të Ancelottit për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve në Fichajes, Tottenham nuk do ta lërë koreano-jugorin të largohet për asgjë më pak se 70 milionë euro. Real Madridi do të duhet të paguajë një çmim të lartë për të siguruar shërbimet e sulmuesit që do të jetë 31 vjeç në fillimin e sezonit të ardhshëm. /FolDrejt/