Sipas Fabrizio Romanos, Real Madridi do t’i ofrojë Kroosit zgjatje të kontratës për një vit, shkruan Fol Drejt.
“Toni Kroos ka rënë dakord për kontratën e re me Real Madridin e vlefshme deri në qershor 2024, siç raportohet të dielën.”, shkroi Romano në Twitter.
Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti ka thënë se Kroos është një legjendë e klubit.
“Ai është një nivel i lartë. Marrëveshja e re? Pres që Toni të përfundojë me siguri karrierën e tij këtu te Real Madrid”, shtoi Ancelotti. /FolDrejt/