Real Madridi dhe Milani kanë fituar ndeshjet e para në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Fol Drejt.
Real Maridi fitoi ndaj Chelseat me rezultat 2-0, me golat e Benzemas në minutë e 21-të dhe Asensios në minutën e 74-të dhe do të udhëtojnë drejt Londrës për ndeshjen e kthimit me një rezultat solid nga takimi i parë.
Në anën tjetër, derbi italian në mes të Milanit dhe Napolit i takoi Milanit me rezultat minimal 1-0, me të vetmin gol që u shënua nga Bennacer në minutën e 40-të të takimit dhe ky rezultat lë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.
Kujtojmë se në të dy ndeshjet pati nga një karton të kuq për skuadrat mysafire. për Chelsean u ndëshkua Ben Chilwell në minutën e 59-të të takimit, ndërsa për Napolin karton të kuq mori Anguisa në minutën e 74-të. /FolDrejt/