Real Madrid po planifikon të shkurtojë humbjet financiare dhe mendon largimin e Luka Joviç këtë verë – sipas Don Balon.
Sulmuesi serb mbërriti në Santiago Bernabeu për 60 milion euro vitin e kaluar, por që prej asaj kohe nuk ka arritur të jetë në 11-shen e Zinedine Zidane.
Madridi do të dëgjojë ofertat për Joviçin kur merkato të rihapet, por nuk shpresojnë të marrin një kthim të plotë të investimit të tyre fillestar.