Marca ka raportuar se Real Madridi ka një avantazh të madh ndaj skuadrave tjera në tentativat për të nënshkruar me Jude Bellingham, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Talenti i mrekullueshëm i “Tre Luanëve” pati një Kupë Bote drithëruese në Katar dhe klubi spanjoll po shtojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me të.
Media të shumta angleze kanë raportuar se Liverpool ka mbetur prapa në garën për të nënshkruar me Bellinghamin dhe 19-vjeçari aktualisht po i jep përparësi gjigantit spanjoll. /FolDrejt/