Fituesi i Ligës së Kampionëve në Evropë, Real Madrid, ka fituar Kupën e Botës për klube, pasi në finale mposhti ekipin saudian, Al Hilal, me rezultat 5-3, shkruan Fol Drejt.
Golat për gjigantin spanjoll i shënuan Vinicius Junior (13 dhe 69), Valverde (18 dhe 58) dhe Karim Benzema (54), ndërsa për klubin arab shënuan Mousa Marega (26), Luciano Vieto (63) dhe 79). /FolDrejt/