Real Madridi është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas rezultatit 2:0 në Madrid, skuadra spanjolle fitoi ndaj Chelseat dhe në kthim në Stamford Bridge me rezultat identik dhe nga dy ndeshjet rezultati përfundimtar është 4:0. Kështu spanjollët u renditën në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë. Golashënues i dyfishtë ishte Rodrygo në minutën e 58-të dhe të 79-të. Reali do të luajnë me fituesin e ndeshjes mes Cityt dhe Bayernit në gjysmëfinale. Kujtojmë se City fitoi ndeshjen e parë 3:0.
Për Realin kjo është gjysmëfinalja e 32-të në historinë e kësaj gare, ndërsa në Londër do të duan të harrojnë sa më shpejt këtë sezon, në të cilin aktualisht janë në vendin e 11-të në Premierligë, larg kualifikimit për garat europiane, ata u rrëzuan nga të dyja kupat kombëtare dhe Champions League ishte shansi i tyre i fundit për një rezultat të mirë në këtë sezon. Ishte humbja e katërt radhazi e Chelseat në të gjitha garat dhe e pesta në gjashtë takimet e fundit. /FolDrejt/