Fitorja e Real Madridit ndaj Getafes, ndërsa në anën tjetër humbja e Atletico Madridit nga Elçe, bëri që Reali të rikthehet në vendin e dytë në kampionatin spanjoll. Por ka mundësi që tre pikët e fituara në fitoren 1:0 të së shtunës të humbasin dhe të bien prapa rivalit të qytetit.
Getafe ka bërë një denoncim zyrtar ndaj Realit për situatën në minutën e 84-të. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti njoftoi zëvendësimin e lojtarëve dhe dërgoi në fushë Alvaro Odriozolën në vend të Marco Asensios. Planet e tij u prishën nga dëmtimi i Eduardo Camavinga, ndaj në vend të Asensios u drejtua drejt pankinës.
Pritet reagimi i Realit
Ajo që pretendon Getafe është se Odriozola tashmë ka hyrë në fushë dhe se është bërë zëvendësimi, pra se Asensio duhej të shkonte në pankinë, jo Camavinga.
Reali ka tre ditë kohë për të reaguar, sipas mediave spanjolle që shkruajnë për situatën e diskutueshme. Getafe shpreson në një ndryshim në rezultat dhe pikë që mund të nënkuptojë shumë për ta në luftën për mbijetesë në La Liga. Për momentin është në zonën e rënies, një pikë larg vendit që garanton qëndrim. /FolDrejt/