Sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Pletteneberg, Real Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munichut, Benjamin Pavard, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësi francez është shfaqur edhe në radarin e rivalëve të mëdhenj të Madridit, FC Barcelona. Me kontratën e mbrojtësit që përfundon në vitin 2024, Los Blancos do të kërkojnë të nënshkruajnë me të për një tarifë të volitshme në afatin e transferimeve të verës. /FolDrejt/