Sipas Cadena SER, Real Madrid po mendon të përfshijë anësorin Brahim Diaz në një marrëveshje për të transferuar mesfushorin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham këtë verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Diaz, 23 vjeç, ka gjashtë gola në 36 paraqitje për AC Milan këtë sezon në të gjitha garat, pasi i kaloi tre vitet e mëparshme në huazim në San Siro, por do të kthehet në Madrid këtë verë.
Real Madridi po synon të blejë Bellinghamin këtë verë, por tashmë kanë informuar kampin e lojtarit se nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 120 milionë euro për të nënshkruar me 19-vjeçarin.
Dortmundi dëshiron ta mbajë reprezentuesin anglez për të paktën një sezon tjetër, dhe ai ka një kontratë deri në qershor 2025, megjithatë përfshirja e Diaz mund t’i bindë ata që ta lënë atë të largohet më shpejt se më vonë. /FolDrejt/