Sipas Football Insider, Real Madrid po monitoron situatën e sulmuesit të Manchester City, Julián Álvarez dhe mund të bëjë një lëvizje për të gjatë verës, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Álvarez ka parë disa minuta në fushë për Manchester Cityn që kur u bashkua verën e kaluar, dhe Real Madrid mund ta sjellë atë në rotacion me asin Karim Benzema.
Megjithatë, raporti pretendon se Manchester City ka besim se sulmuesi argjentinas do të bjerë dakord për një zgjatje pesëvjeçare të kontratës me ta dhe do të refuzojë interesimin e Real Madridit. /FolDrejt/