Real Madrid është kthyer në një destinacion për brazilianët e talentuar.
Endrick i vlerësuar shumë ka ndjekur shembullin e Viniciusit, Rodrygos dhe Reinierit për t’u bashkuar me Los Blancos.
Sipas raportimeve të ge.globo, Madridi prej disa muajsh po monitoron një tjetër sensacion brazilian, bëhet fjalë për Vitor Roque.
Real Madridi madje dërgoi skautët për të monitoruar nga afër zhvillimin e tij. Asnjë propozim zyrtar nuk është bërë ende, por Athletico Paranaense ka vendosur një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për 17-vjeçarin për klubet evropiane./FolDrejt/