Real Madridi ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultat 1-1, shkruan Fol Drejt.
Real Madridi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 36-të pas asistimit të Camavingas, ndërsa rezultatin e barazoi Kevin de Bruyne në minutën e 67-të pas asistimit të Gundogan.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Etihad Stadium dhe gjithçka është e hapur sa i përket kualifikimit në finale. /FolDrejt/