Real Madridi është sulmuar për herë të dytë në vetëm katër ditë nga publiku i cili ngre pikëpyetje nëse skuadra nga kryeqyteti spanjoll po ndihmohet nga arbitri.
Pasi presidenti i Atletico-s, Miguel Angel Gil Marin e akuzoi për këtë, ka ndodhur një situatë e re e diskutueshme, e cila po ngritet edhe nga mediat spanjolle.
Atletico pretendoi se ata ishin dëmtuar sepse arbitri nuk e dënoi gabimin e Dani Ceballos ndaj Thomas Lemarit me kartonin e dytë të verdhë, dhe pastaj Reali përsëri u gjend në një situatë të re të diskutueshme pasi Nacho shkoi pa asnjë paralajmërim dhe kapi topin e hedhur nga futbollisti i Atl. Madridit. Në ato momente ai kishte tashmë një karton të verdhë.
“Kjo është ose mosnjohje e rregullave të lojës ose refuzim për t’i respektuar ato. Një karton i dytë i verdhë i dukshëm, nuk ka asgjë për të folur,” tha ish-arbitri Eduardo Iturralde Gonzalez në komentin e tij për situatën, transmeton Fol Drejt.
Nacho Fernández ha hecho esto con una amarilla, obviamente no le han sacado la segunda.
Él mismo ha dicho “Por fortuna no me sacan la segunda tarjeta”
¿Hasta donde vamos a llegar? https://t.co/mJbZbpaeHo
— Parte Medico (@PartemedicoATM) January 29, 2023