Barcelona matematikisht siguroi titullin e Spanjës me fitoren ndaj Espanyolit (4:2) katër raunde para fundit të La Ligës. Lojtarët dhe tifozët e Barcelonës e festojnë titullin sepse është i pari i tyre në katër vite dhe sepse e fituan bindshëm përballë rivalit të tyre më të madh dhe kampionit aktual.
Reali ka reaguar ka reaguar për këtë me pesë fjalë: “Urime Barcelonës, kampione e La Ligas 2022/23”. Ky status në Twitter i klubit madrilien shkaktoi mbi 200,000 reagime brenda nëntë orëve nga publikimi i tij dhe u lexua nga më shumë se 10 milionë njerëz, transmeton Fol Drejt.