Real Madrid pritet të konfirmojë në ditët në vijim se ka sjellë një sulmues që do të forcojë vijën sulmuese. Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pohon se gjithçka mes palëve sa i përket kontratës është rënë dakord dhe se sulmuesi 33-vjeçar i Espanyol, Joselu do t’i bashkohet së shpejti gjigantëve madrilen.
Joselu ishte anëtar i Real Madridit nga viti 2009 deri në 2012, me shumicën e kohës së tij atje duke luajtur për ekipin B. Ai luajti vetëm dy ndeshje për skuadrën më të fortë të Realit dhe mori 18 minuta. Ai luajti gjashtë prej tyre në ndeshjen e ligës kundër Almerias në sezonin 2010/2011, dhe 12 të tjerat sezonin pasues, në Kupën e Mbretit kundër Ponferrada. Është interesante se ai ishte edhe golashënuesi në të dyja këto ndeshje.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur për Alves, ndërsa para fillimit të sezonit të kaluar ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me Espanyol. Ai shënoi 16 gola dhe asistoi dy të tjerë në 34 ndeshje të ligës të luajtura në sezonin 2022/2023. Vetëm Robert Lewandowski (23 gola) dhe Karim Benzema (19 gola) shënuan më shumë se ai në sezonin e fundit të La Ligës. Kjo e çoi atë në kombëtaren spanjolle, për të cilën luajti dy ndeshje dhe shënoi dy gola, transmeton Fol Drejt.