Sipas “Sinjalit”, bëhet fjalë për reality show-n, i quajtur “It’s my home”, i kritikuar së fundi për promovim të dhunës, bullizmit dhe kulturës së shëmtuar.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me këtë rast është sulmuar një e dyshuar femër kosovare.
“Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./FolDrejt/