Nga data 1 qershor e deri sot, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara në Obiliq, janë shoqëruar në 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës, njofton Policia e Kosovës.
Urdhëresat kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.
Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë, janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të Gjykatës dhe Prokurorisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave.
Personat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë.