Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njofttuar se regjimenti i tretë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow 02”, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur Mehaj, qëllimi i realizimit të këtij ushtrimi ishte validimi i skuadrave të Kompanisë A të Regjimentit të tretë.
“Skuadrat janë testuar gjatë ushtrimin në aftësitë dhe kapacitetet e tyre në Operacionet Mbrojtëse, Operacionet Sulmuese, Operacionet e Stabilitetit dhe Drillet e Betejës, ku dhe pas përfundimit të ushtrimit kanë përmbushur të gjitha kriteret për validimin e tyre.”, ka thënë Mehaj.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitetet e saj, trajnimet dhe stërvitjet si brenda dhe jashtë vendit, po dëshmon se është e gatshme dhe përgatitur për të reaguar bazuar në misionin e saj, në të mirë të paqes dhe sigurisë ku do që kërkohet.”, ka shtuar Mehaj më tej./FolDrejt/