Biskotë pa miell që mund ta shërbeni me kafe ose çaj.
Më poshtë ju sjellim recetën, me të cilën do t’i përgatisni lehtë dhe shpejtë këto biskota, përcjell Fol Drejt.
Përbërësit:
– 2 të bardha veze
– 150 gr sheqer pluhur
– 1 lugë kanellë
– gjysmë luge lëng limoni
– 350 gr bajame të bluara
Përgatitja:
Rrihni të bardhat e vezëve me kripën në borë.
Matni sheqerin pluhur dhe më pas ruani 30 deri në 40 g në një enë të veçantë. Shtoni pjesën tjetër të sheqerit tek të bardhat e vezëve të rrahura.
Shtoni kanellën, lëngun e limonit dhe bajamet, përzieni dhe më pas gatuajeni brumin.
Hapeni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me sheqer pluhur (nga 30 deri në 40 g që keni kursyer).
Përdorni kallëpin për të formuar format e dëshiruara dhe vendoseni në një tepsi të veshur me letër furre.
Ngroheni furrën në 200 gradë.
Piqni për rreth pesë minuta./FolDrejt/