Vikendi është koha kur e gjithë familja mblidhen bashkë, me ç’rast është edhe dëshira e shumicë së njerëzve për të shijuar diçka të shijshme dhe të lehtë.
Receta e ëmbëlsirës me mollë është një nga recetat shumë të njohura dhe mollët e freskëta pjesë e stinës së vjeshtës si një nga pemët shumë të konsumuara, transmeton Fol Drejt.
Përgatitja e petës me mollë në shtëpi
Përbërësit
1kg miell
1 kg mollë
Një lugë gjelle kanellë
200 gr rrush i thatë
250 gr gjalpë i freskët
400 gr sheqer pudër
100 gr galetë (bukë e thekur, e bluar)
Një lugë kafeje me kripë
Përgatitja
Sitim miellin, e hapim në mes, shtojmë kripën dhe e brumosim me ujë të ftohtë si për petë byreku me qëllim që të hapet mirë.
Brumin e lëmë pak në qetësi që të fitojë elasticitet.
Duhet të kemi parasysh që petët të mos thahen se nuk mblidhen kur të përgatisim strudelin.
Mollët i pastrojmë, u qerojmë lëkurën dhe i grijmë në copa të holla, i përzjejme me galetë, sheqer, me rrush të thatë dhe kanellë.
Lyejmë petët me gjalpë dhe i shtrojmë njëra mbi tjetrën.
Përsipër i lyejmë me gjalpë dhe i mbështjellim në formë roleje me mollë në mes.
Strudelin e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare dhe e presim në copa si gjithë pastat e tjera./aw/