Dëshironi t’ju rriten flokët me disa centimetra vetëm brenda 30 ditëve?
Një grua ka ndarë një sekret shumë interesant për këtë rezultat, për shumë kë edhe befasues dhe të pabesueshëm.
Çfarë ajo ka bërë është se ka përfshirë qepën në regjimin e përditshëm ushqimor, derisa po ashtu ka përdorur qepën edhe në një formë tjetër shumë të veçantë.
Ajo ka grirë qepët dhe më pas ka nxjerrë lëngun nga sasia e grirë e qepëve. Ajo më pas këtë lëng e ka vendosur në kokë duke e masazhuar ngadalë për pesë minuta. Më pas, këtë lëng e ka shpërndarë edhe në flokë, nga rrënjët e poshtë.
Lëreni kështu të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas pastroni flokët si zakonisht.
Keni parasysh se meqë qepa ka aromë të rëndë, duhet t’i kushtoni rëndësi dhe kujdes të shtuar pastrimit të flokëve.
Lëreni shkumën e shampos që e përdorni zakonisht për 5-6 minuta në flokët tuaj në mënyrë që të largohet aroma e pakëndshme.
Kjo përgatitje preferohet që të bëhet tri herë në javë në mënyrë që të keni rezultate të kënaqshme.