Recetë për bombica me shqeme, bajame, lajthi, fiq, boronicë e rrush të thatë.
Përbërësit
– 200 g shqeme
– 200 gr bajame
– 200 gr lajthi
– 200 gr fiq të thatë
– 200 gr boronicë të thata
– 100 g rrush të thatë
– 3 lugë vaj kokosi
– 2 lugë miell kokosi
Përgatitja:
Grini bajamet, shqemet dhe lajthitë në një procesor ushqimi dhe vendosini në një tas. Pritini fiqtë e thatë dhe grijini në një procesor ushqimi me boronicë, rrush të thatë, vaj kokosi dhe miell kokosi. Përziejini të gjitha në një tas dhe grijeni mirë me duar.
Formoni topa të vegjël dhe ftoheni mirë. Përdorni doreza, do të ngjitet më pak dhe do të formësohet më mirë.
Nga ky material mund të merrni rreth njëqind topa, transmeton Fol Drejt.