Një sugjerim i mirë për mëngjes.
Përbërësit:
– 2 vezë
– 1 salcë kosi
– 1/2 filxhan vaj
– 2 gota qumësht
– 2 gota miell misri
– 1 filxhan miell të fortë
– 1 lugë çaji kripë dhe sheqer
– 1 pluhur për pjekje
– spinaq, sipas dëshirës
– djathë feta sipas dëshirës
Përgatitja:
Rrihni përbërësit e lëngshëm: vezët, ajkën, vajin, qumështin.
Bashkoni veçmas miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe sheqerin. Më pas shtoni ngadalë përbërësit e thatë në lëng.
E përziejmë mirë, e hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe e pjekim për 30 deri në 40 minuta në 190 gradë derisa të marrë një ngjyrën e duhur, transmeton Fol Drejt.