Pancake që do ta shijoni.
Përbërësit:
– 2 banane të mëdha
– 2 vezë të mëdha
– 200 gr miell tërshërë
– 1 lugë sheqer
– disa lugë lëng limoni
– majë kripë
Përgatitja:
Qëroni bananet, i prisni dhe më pas i grini me pirun.
Shtojmë sheqerin, kripën, vezët dhe lëngun e limonit, më pas e përpunojmë masën me dorë ose me mikser. Në fund shtoni miellin e tërshërës.
Nëse keni një blender, mund ta bëni edhe përzierjen në të. Thjesht vendosni të gjithë përbërësit në makinë dhe përzieni.
Masa është menjëherë gati për pjekje.
Merreni përzierjen me një petull më të vogël ose më të madhe dhe vendoseni në tiganin e nxehur./FolDrejt/