Petulla të shijshme me patate dhe proshutë.
Përbërësit:
– 1 kg patate
– 200 gr miell
– 200 ml qumësht
– 100 ml ujë mineral
– 2 vezë
– 250 g proshutë
– 2 thelpinj hudhër
– kripë, piper
– majdanoz
– vaj
– 1 lugë erëz e thatë bimore
Përgatitja:
Qëroni patatet, grijini imët dhe kullojini.
Shtoni miellin, qumështin dhe proshutën që keni prerë në petë të vogla.
Përzieni vezët e rrahura, pak kripë, piper, majdanozin e grirë, hudhrën e shtypur dhe erëzat e barishtes së thatë. Në fund shtoni ujë mineral.
Ngrohni pak vaj në një tigan dhe masën e përgatitur e shpërndani në mënyrë të barabartë në formën e petullave. Piqni petullat nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të verdhë të artë.
Shërbejeni me një sallatë sipas dëshirës tuaj./FolDrejt/