Një vakt sallate që mund të përgatitet në 10 minuta.
Përbërësit:
– mishi i bardhë i gjelit të detit
– sallate jeshile
– domate qershi
– misër i ëmbël
– mocarela
– erëza
* rregulloni sasinë e ushqimit sipas nevojave tuaja
Përgatitja:
Pritini gjelin e detit në kubikë, rregulloni dhe skuqeni.
Vendosni unazat e mocarelës sipër mishit në mënyrë që të shkrihet mirë.
Përgatitni sallatën jeshile si zakonisht, më pas vendoseni në një pjatë.
Vendosni mbi sallatë domate qershi të prera në feta, misër dhe gjelin e detit me mocarela. /FolDrejt/