Një pije e shëndetshme për të nisur ditën.
Përbërësit:
– 1 filxhan qumësht kokosi
– 1/2 filxhan ananas të ngrirë
– 1 banane e pjekur
– 1 lugë gjelle vaj kokosi
– 1/2 lugë çaji shafran i Indisë
– 1/2 lugë çaji kanellë
– 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur
– 1 lugë çaji fara chia
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini për rreth 30 sekonda.
Në vend të kokosit mund të përdorni një qumësht tjetër dhe në vend të farave chia mund të përdorni lirin.
Hidheni në gota dhe konsumojeni menjëherë./FolDrejt/