Sipas Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shtyrja e vendimit të reciprocitetit deri më 1 shtator 2022, ka një kusht, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në Twitter ai ka sqaruar se kushti ka të bëjë me heqjen e të gjitha barrikadave dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes.
“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar Kurti.
Sipas policisë, pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë po vijojnë të mbeten të bllokuara./FolDrejt/
In cooperation with our international allies, we pledge to postpone implementation of decisions on car plates & entry-exit documents at border crossing points w/ Serbia for 30 days, on the condition that all barricades are removed & complete freedom of movement is restored. pic.twitter.com/oJNaQi0qPO
— Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2022