Vëllimi i tregtisë me pakicë në Bashkimin Evropian (BE) në muajin prill është ulur për 1,3 për qind në nivel mujor, tregojnë të dhënat e Entit Evropian të Statistikave (Eurostat) të publikuara sot.
“Vëllimi i shitjeve me pakicë është ulur me 2,3 për qind për ushqimet, pijet dhe duhanin dhe me 0,9 për qind për produktet joushqimore, ndërsa për karburantet e automobilave është rritur me 1,4 për qind”, tha Eurostat, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rënia më e madhe mujore në tregtinë totale me pakicë u regjistrua në Slloveni (7,7 për qind), Gjermani (5,4 për qind) dhe Letoni (3,9 për qind), ndërsa rritja më e madhe u regjistrua në Spanjë (5,3 për qind), Luksemburg (3,7 për qind) dhe Irlandë (1,9 për qind).
Ndërkohë, në nivel vjetor, indeksi i shitjeve me pakicë i rregulluar me kalendar u rrit me 5 për qind./FolDrejt/