Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin, pas paraqitjes së rasteve të shumta me të infektuar në këto ditët e fundit.
“Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme” – thotë MSh nëpërmjet një postimi sensibilizues, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu qytetarëve të pavaksinuar u është kërkuar që të vaksinohen.
Fushata e vaksinimit, e ka humbur intensitetin e fillimit.
Ky është postimi i plotë:
Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.
Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët.
Vaksinohu dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!
Merrni dozën përforcuese!