Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

“Refugjatët afganë të bllokuar në Kosovë”, shkruan DW

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Të evakuuarit nga Afganistani, të cilët sipas të dhënave amerikane janë sistemuar vetëm përkohësisht në Kosovë, ndodhen atje edhe pas një viti.

Dy javë pasi talibanët rimorën Kabulin në gusht të 2021, diplomatët dhe ushtarët amerikanë në Kosovë pritën afganët, që u larguan nga vendi i tyre sepse kishin punuar me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate. Ata u pritën me krahë të hapura në strehimoret e ngritura. Shtëpia e tyre do të ishte përkohësisht kampi Liya, i ngritur pranë bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, ndërkohë që Uashingtoni do të angazhohej për migrimin e tyre në në Shtetet e Bashkuara ose në një vend të tretë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Ne ndihemi të nderuar të ndihmojmë refugjatët afganë, që kanë punuar për NATO-n”, tha kryeministri kosovar Albin Kurti më 29 gusht 2021, kur priti në aeroport të ardhurit e parë. “Ata janë larguar të dëshpëruar nga atdheu dhe shtëpitë e tyre. Por ne do të bëjmë gjithshka për t’u dhënë sigurinë këtu.”

Dhe John Kirby, zëdhënësi i Pentagonit në atë kohë, deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Kosovën, detyron SHBA që “brenda 365 ditëve të zhvendosë në SHBA ose në shtete të tjera” afganët e strehuar atje.

Kampi Liya është ende i hapur

Plani për të shpërbërë brenda një viti kampin Liya, nuk është zbatuar. Megjithëse disa qindra afganë vazhduan shpejt udhëtimin e mëtejshëm, sepse morën viza amerikane ose oferta të tjera, për të jetuar në një vend tjetër, shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë ende në kampin Liya. Kërkesat e tyre ose janë refuzuar nga autoritetet amerikane ose për ta nuk është marrë asnjë vendim.

“Disa prej tyre kanë rënë në depresion, disa kanë probleme psiqike”, tregon për Deutsche Wellen një afgan i evakuuar, duke u lutur që për shkaqe sigurie të mbetet anonym.

“Ata na thanë se do të qëndrojmë këtu vetëm disa muaj, por tani është bërë gati një vit. Mbas tetë muajsh na thanë: ‘Ti nuk ke të drejtë të shkosh në Amerikë. Ne pyetëm për arsyen, por nuk na thanë asgjë’”.

Refugjatëve iu tha në fillim se do të qëndronin këtu si miq, por ky burrë ndihet sikur të jetë në burg. Njerëzit nuk lejohet të largohen nga kampi, nëse nuk heqin dorë nga e drejta për tu kthyer këtu sërish. Ata nuk lejohet të punojnë për të fituar para për familjen, që në shumë raste është lejuar të largohet bashkë me ta. Ai është i shqetësuar se fëmijët vuajnë urie. Dhe pas pak ai shton se për shkak të mungesës së informacioneve ndihet më keq se në burg.

“Një i burgosur ka të drejtë të shohë dokumentat e veta dhe të pyesë për rastin e tij, pse ndodhet këtu, sa kohë do të qëndrojë ende,” tregon burri.

“Por nëse ne pyesim, nuk marrim asnjë përgjigje kur pyesim pse ndodhemi në këtë kamp dhe sa kohë do të qëndrojmë”.

Në fillim të kësaj vere shqetësimi në kamp filloi të rritej. Shumë njerëz protestuan me parrulla ku shkruhej “Gratë dhe fëmijët vuajnë” dhe “Ne kërkojmë drejtësi”.

Shumica e atyre të cilëve u është refuzuar kërkesa për vizë, nuk kanë avokatë për të sjellë rastin e tyre me prioritet tek qeveria amerikane. Një nga banorët e kampit është ish shefi i shërbimit sekret afgan, Mohammad Arif Sarwari. Ai ishte ndër afganët e parë që u koordinua me forcat e armatosura amerikane, kur u futën në Afganistan mbas 11 shtatorit.

Në atë kohë Julie Sirrs ka qenë analiste lajmesh në ministrinë amerikane të Mbrojtjes, ajo e njohu Sarwarin kur punoi në Afganistan. Kur vitin e kaluar ajo mësoi se jeta e tij ishte në rrezik për shkak të kthimit të talibanëve, Sirrs vendosi, që ta përfaqësonte në përpjekjen për të migruar në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë ajo do që t’ i kthejë mbrapsht ndihmën që ai i ka dhënë për dekada të tëra.

“Ai ka mbrojtur jetën time dhe të shumë amerikanëve të tjerë”, thotë Sirrs për DW.

“Ai ka qenë kontakti kryesor i ekipit të CIA-s, që u krijua direkt pas 11 shtatorit. Unë nuk besoj se ka ndonjë njeri tjetër në Afganistan, që të ketë ndihmuar Shtetet e Bashkuara më shumë se zoti Sarwari”.

Sirrs habitet që klientit të saj i është refuzuar viza amerikane, dhe është e frustruar që merr shumë pak informacione për rastin e tij. “Unë mendoj se ky trajtim është shumë i papërshtatshëm, sidomos në rastin e klientit tim, që ka dhënë ndihmë të madhe duke vënë jetën në rrezik”, thotë ajo. “Asnjë nuk e vë në diskutim domosdoshmërinë e shqyrtimit të duhur. Por në disa raste duket sikur procesi ka shkuar disi keq”.

Pyetur për fatin e tyre, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme amerikane, Ned Price, tha shumë pak. Ka ende një numër të vogël njerëzish, për të cilët është bërë një shqyrtim shtesë, tha Price më 16 gusht. “Disa prej shqyrtimeve kanë përfunduar. Kemi të bëjmë me shqyrtime rastesh të veçanta, dhe kjo vlen edhe për ata që ndodhen ende atje”.

Nuk respektohet afati prej një viti

Kërkesa për të dërguar afganët e evakuuar në një vend tjetër, të tretë, është shumë e vështirë nëse autoritetet amerikane kanë vendosur për ta se nuk kanë të drejtë të jetojnë në SHBA.

“Gjëja që vendet i druhen më shumë është se mund të ketë ndonjë çështje sigurie”, thotë Sirrs, duke shtuar se nuk besoj që në rastin e Sarwarit të kemi të bëjmë me dyshime të tilla.

Ai mund të marrë të drejtën për të dalë nga Camp Liya dhe të shkojë në një vend tjetër, për të pritur ofertën e migrimit, por thotë ajo, nuk ekziston asnjë vend që do që ta marrë. Kthimi në Afganistan do të thoshte për Sarwarin vdekje e sigurt, ashtu si për shumë të tjerë që nodhen në Camp Liya.

Kështu që problemi i mbetet autoriteteve të Kosovës. Një vit, pas premtimit të sigurisë dhe mbrojtjes për të ardhurit, Albin Kurti pranoi gjatë një vizite në Bruksel, se qeveria e tij ka rënë dakord që SHBA ta lerë të kalojnë afatin e shpërbërjes së Camp Liya-s të 29 gushtit. Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes, nëse njerëzit që kanë mbetur në Camp Liya mund të zhvendosen brenda për brenda Kosovës.

Është detyrë humanitare të ndihmosh njerëzit që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, tha Kurti. “Nga ana tjetër është detyrimi ynë kundrejt aleatëve, partnerëve dhe miqve, sidomos SHBA-së, që t’i ndihmojmë kur janë në nevojë. Dhe këtë gjë do të vazhdojmë ta bëjmë.”

Por vazhdimi i Status quo-së, është e kundërta e asaj që duan banorët e mbetur në kampin Camp Liya./dw/

Tags: afganebllokimFol DrejtKosoverefugjate
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Haziri: Qeveria Kurti po i politizon grevat, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

Lajmi tjetër

Çitaku: Kurti ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabeta, pasi ka parë rënien drastike në diasporë në sondazhe

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM