Për të tretën ditë radhazi refugjatët përleshen me forcat greke, ku dhjetëra prej tyre kanë mbetur të plagosur si pasojë e gazit lotsjellës, shkruan gazeta greke E-Kathimerini, përcjell foldrejt.com. Mes refugjatëve të plagosur ka edhe fëmijë.
Sipas autoriteteve greke refugjatët janë mobilizuar pas shpërndarjes së një lajmi të rrejshëm nëpër rrjetet sociale se kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore është hapur për ta dhe se autobusët e shoqatave joqeveritare po presin për ti dërguar drejt Europës qendrore.
Protestat kanë ndodhur në kampet e refugjatëve rreth 60 kilometra larg nga kufiri me Maqedoninë.
Korridori ballkanik për refugjatët është i mbyllur prej tre vjetësh./Foldrejt.com